Një prej dëshmitareve të masakrës së Mynihut ka qenë edhe aktorja shqiptare Monika Lubonja. Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ajo tregon tregon tmerrin e përjetuar.
“Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam. Kam qenë me vajzën dhe gocën e hallës. Dolëm kur kishim përfunduar disa pazare, dëgjuam të ul-uritura.
Vajzën e lajmëruan që ka vrasje. Kemi vrapuar, njerëzit ishin të tmerruar. Di vetëm që vraponim vraponim, nuk dinin se ku duhet të vraponin.
Kemi përjetuar një tmerr. Njerëzit nuk kishin fuqi edhe të vraponin.
Çdo gjë u bllokua, taksitë nuk lejoheshin të merrnin njerëz”, shkruan Lubonja.