Sot në Burgun e Sigurisë së Lartë, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi së bashku me UD Drejtorin e Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, pritën në takim Shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars – Gunnar Ëigemark.
Në takim u biseduar lidhur me punët dhe bashkëpunimin në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX.
Gjatë takimit, Drejtori Thaçi e njoftoi Wigemark rreth sigurisë, sfidave dhe të arriturave të SHKK-së. Po ashtu, e njoftoi edhe mbi menaxhimin e masave kundër pandemisë COVID-19, ku si rezultat i menaxhimit të deritanishëm, aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia.
Drejtori Thaçi dhe Shefi i EULEX-it, Wigemark shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në arritjen e misionit dhe mandatit të të dyja institucioneve.