91 këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të ish kryeministrit Nikolla Gruevski kanë kushtuar minimum 1.73 milionë euro në vit.
Kështu thuhet në reagimin me shkrim të Qeverisë si kundërpërgjigje ndaj VMRO-së opozitare, e cila kritikoi Zaevin për angazhim të shumë këshilltarëve.
Në komunikatë theksohet se shuma totale e rrogave që Qeveria e kaluar ka harxhuar për atë periudhë është trefish më e madhe sesa shuma që Qeveria aktuale harxhon për të gjithë këshilltarët, këshilltarët e veçantë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm të kryeministrit.
“Qeveria ndjek principet për llogaridhënie dhe punë të hapur dhe transparenta dhe në këtë drejtim iformojmë se emrat e gjithë këshilltarëve të Zaevit janë publike në web faqen zyrtare, ndërsa në mënyrë ditore u përgjigjemi pyetjeve të mediave në këtë temë. Me qëllim që opnioni të mund të bëjë krahësim me punën e qeverisë së kaluar, prezantojmë harxhime e rrogave për të gjithë 91 këshilltarë dhe bashkëpunotër të jashtëm të ishkryeministrit Nikolla Gruevski për të cilët qeveria e tij ishte obliguar të harxhoj 1,73 milionë euro në vit”
Ata thonë se Qeveria e Gruevskit për bashkëpunëtorë të jashtëm ka paguar rrogë deri në 7 mijë euro në muaj.
Nga VMRO-ja opozitare dje akuzuan kryeministrin Zoran Zaev se harxhojnë mbi gjysmë milioni euro për këshilltarë. Zëdhënësi i VMRO- DPMNE-së, Dimçe Arsovski në një deklaratë për media tha se LSDM ka premtuar ulje të numrit të ministrive, ndërkaq e kanë mbushur Qeverinë me, siç tha ai, njerëz të paaftë, jokompetentë dhe kuadro të dyshimta. Ai tha se Zaev e ka mbushur kabinetin e tij me 56 këshilltarë, mes të cilëve 13 këshilltarë të veçantë, 33 të jashtëm dhe 10 këshilltarë të thjeshtë, për të cilët siç theksoi ai, qytetarët paguajnë nga xhepat e tyre 540.000 euro për paga dhe të ardhura, duke mos përfshirë këtu shpenzime aktuale për këshilltarët për udhëtime dhe shfrytëzim të benefiteve zyrtare./SHENJA