Policia e Shkodrës vuri në pranga një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Shtetasi Edmond Xaka, banues në Fushë Krujë, u kap në kuadër të operacionit policor ‘Ndalesa e Fundit’.
Njoftimi i policisë:
Sot me datë 24.03.2018 nga efektivet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor “Ndalesa e Fundit” u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Edmond Xaka 30 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme