Transmetuesi i njohur ndërkombëtar “Al Jazeera” ka intervistuar disa qytetarë të Kosovës, për të treguar historinë e tyre kur NATO bombardoi forcat Serbe në Kosovë.
Gazmend Elshani, ish- gazetar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tregon për momentin kur i erdhi informacioni se NATO ka filluar bombardimet.
“Dikush erdhi tek ne me informacionin që NATO kishte filluar të bombardonte nga Aviano- për mua ishte e pabesueshme.”
“Ishte diçka si një vulë për ëndrrën tonë, sepse gjatë gjithë kohës që po ëndërronim për të marrë çlirimin nga Serbia dhe kur dëgjova tingujt e avionit, unë ndjeva sikur mora vulën.”
“Kur dëgjuam tingujt e avionëve, për mua ishte një luftë e mbaruar e pamë çlirimin e vendit tonë. Pashë në trurin tim gjithçka që kisha parë për 23 vjet”
“Për mua, gjithçka ndryshoi në një sekondë. Pashë vtëm lirinë, fëmijët tani mund të luanin në liri, pashë njerëzit që shkonin lirisht në punë, shtëpi dhe shkollat e tyre.”, u shprehë Elshani, transmeton Indeksonline.
Pjesë e kësaj storie ishte edhe vokalisti i njohur i komuniteti rom, Bajram Kafu Kinolli. Ai poashtu rrëfen për momentin kur kuptoi se NATO nisi bombardimet.
“Ne ishim duke darkuar dhe ishte një lajm. Ata po lajmëronin me alarme, duke thënë se të gjithë njerëzit duhet të qëndrojnë brenda dhe të mbyllnim dritaret.”
“Alarmi ishte shumë i zëshëm në qytet, pastaj pati të shtëna, shumë zjarr, nuk po e dinim nga po vinte. Nuk ishte e qartë, ne ishim brenda. “
Pas një kohe, familja e Kinollit kishte kuptuar se kishin filluar bombardimet.
“Pas një kohe, ne menduam se duhet të shkonim në bodrum për shkak se shtëpia filloi të shkundet shumë nga bombardimet, kështu që ne zbritëm dhe qëndruam atje natën. Nata e parë, e dytë dhe e tretë, gjatë ditës gjithçka ishte normal por pastaj nga pesë në mbrëmje deri në orën 10 ose 11 të natës ishte vetëm ferr.”
“Nuk më pëlqen ajo pjesë e jetës sime. Nuk e di se si është për shqiptarët apo serbët por për mua që jam rom, nuk ishte një ndjenjë e mirë gjatë dhe pas luftës.”, u shprehë Kinolli.
Ryva Hoxha që ka humbur njërin krah në luftë tregon momentin e tmerrshëm kur kishte humbur gjymtyrën.
“Unë kurrë nuk do ta harroj 14 prillin. Serbët na nisën nga shtëpia jonë në Dobrosh. Ne pamë vija të gjata të kamionëve dhe makinave parpara nesh. Kamionët u përdorën nga të moshuarit dhe shumë të rinjë, ndërsa ne të rritur po ecnim shumicën e kohës. Pas rreth gjysmë ore, NATO filloi bombardimet. “
“Ky ishte momenti kur dora ime u pre. Dy vëllezërit e mi vdiqën si dhe dy nga motrat e mia, kushëriri im dhe vajza e tij.”
“Unë humba gjashtë vetë nga familja ime atë ditë. Numri i vdekjeve ishte rreth 150 njerëz.”
“Dëgjova një zë shumë të zhurmshëm dhe më kujtohet që po binim nga traktori. Gjë tjetër që unë e di, ishte kur u zgjova në spital.”
“Kam dëgjuar se më kishin rreshtuar me trupat e vdekur, motra ime erdh më puthi, dhe i tha vëllait tim ‘Ryva është gjallë’.”
Balerini, Sinan Kajtazi ishte 12 vjeç kur filluan bombardimet. Ai se si e kishte përjetuar lajmin për bombardime si fëmijë.
“Gjatë ditës me 24 mars, ne dëgjuam një lajm se sekretari i përgjithshëm i NATO-s dha dritën e gjelbër për fillimin e bombardimeve pasi nuk mund të bënin një marrëveshje me Sllobodan Millosheviçin.”
“Ishte errët kur ata filluan të bombardonin. Fqinjët dhe familjet po kontaktonin me telefon- thanë se është mirë të mbuloheshin dritaret me batanije për të fshehur ditën brenda shtëpiave.”
“Pas një ore, familja ime tha se është më mirë nëse shkojmë në shtëpinë e fqinjit, është më mirë nëse ka më shumë njerëz së bashku.”
“Ishte natë, kemi ecur drejtë shtëpisë së fqinjit tonë, rreth 200 metra larg shtëpisë sonë. Në gjysmë të rrugës, ndodhi një eksplodim i madh në ajër.”
“Ne nuk e dinim se çka ishte por të gjithë ishin të frikësuar dhe bënëm panik prandaj ne shkuam në shtëpinë e fqinjit dhe flemë të gjithë bashkë.” ,u shprehë Kajtazi.
Pranvera Firza ishte 20 vjeçare kur bombardoi NATO. Ajo i mban mend mirë sulmet e NATO-s mbi forcat serbe.
“Njëzet vite më parë, unë ishte 20 vjeçare dhe isha shumë e emocionuar natën se ne e dinim se forcat ajrore të NATO-s do të fillojnë të sulmojnë. Për ne, ishte një shpresë e re për një jetë të re.”
“Ne e dinim se po i vinte fundi regjimit të Slobodan Milosheviç. Ishte mbrëmje, ora ishte rreth 20:30 apo 21:00.”
“Ata(serbët) e ndalën rrymën në gjithë Kosovën. Ne nuk mund të shihnim sulmet por mund t’i dëgjonim.” “Nuk ishte e frikshme, ishte emocionuese.”
“Për ne, fushata ajrore e NATO-s ishte një moment fitoresh dhe donim ta ndjejmë atë.”, përfundoi Firza.