Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë sërish është ngritur alarmi me dyshimin për një bombë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes derisa janë larguar edhe autobusët.
Por, ky alarm ka rezultuar i rrejshëm meqë dikush e harroi një çantë me rroba.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Alarmi ka qenë i rremë, sepse dikush e ka harruar çantën, e cila ka qenë me rroba”.