Rruga te bulevardi “Bill Clintoni”, është liruar për qarkullim, pasi valixhja që dyshoje se ishte mjet shpërthyes, kishte brenda vetëm rroba, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në ora 10:30 kanë pranuar një informacion për një valixhe të dyshimtë në këtë rrugë.