Ishin hequr nga administrata e Donald Trumpit, rikthehen portretet e ish-presidentëve Bush dhe Clinton në hollin e Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia e Bardhë ka rikthyer portretet zyrtare të ish-presidentëve George W. Bush dhe Bill Clinton, të cilat ishin larguar në korrik të vitit të kaluar nga administrata e Donald Trumpit, shkruan CNN.

Ato janë rikthyer në hollin e Shtëpisë së Bardhë, pasi ishin hequr në korrik të vitit të kaluar për t’u zëvendësuar me portretet e dy presidentëve republikan që shërbyen një shekull më parë, transmeton Telegrafi.

Tradicionalisht në Shtëpinë e Bardhë, portretet e presidentëve të fundit t’ju sigurohet një hapësirë e veçantë në fillim të hollit, ku mund të shihen nga mysafirët gjatë eventeve zyrtare.

Sidoqoftë, administrata e Donald Trumpit kishte hequr portretet e Clintonit dhe Bushit që ishin vendosur në një hapësirë tjetër dhe më pak e dukshëm – një dhomë që rrallë herë përdoret dhe nuk shihen nga vizitorët. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme