Alarm në Japoni për dukurinë e vetëvrasjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimin për vitin fiskal 2016-2017 janë vetëvrarë plot 250 fëmijë të shkollave fillore dhe të mesme.
“Ky numër është pesë herë më i lartë se sa një vit më parë dhe më i larti që prej vitit 1986”, raporton BBC-ja.
Mes arsyeve kryesore të vetëvrasjeve janë problemet në familje, frika për të ardhmen dhe bulizmi.
Shumica e fëmijëve që kanë bërë vetëvrasje ishin nxënës të shkollave të mesme.