Alarm në Serbi për një aferë spiunazhi, spiuni rus rekruton një spiun serb

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Mediat serbe kanë lëshuar alarmin për një aferë spiunazhi, e cila tash për tash po hulumtohet.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit bashkë me shefin e Njësisë Ushtarake të Sigurisë, gjeneralin Gjuro Jovanoviq, ka zhvilluar një seri bisedash me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me një aferë spiunazhi.

tij, nesër mund të priten më shumë informacione në lidhje me këtë aferë, pa dhënë hollësi të tjera rreth saj – në facvor të kujt të jetë spiunazhi, transmeton Koha.net.

Suprem po mbledh informacione dhe presim që gjatë ditës së nesërme të thërrasë dhe të mbledhë të gjithë shefat e shërbimeve informative e të kundërspiunazhit, si dhe shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë”, ka thënë Vulin.

Situata është serioze dhe komandanti suprem (bëhet fjalë për Vuçiqin – sqarim ynë) do të marrë konkluzione pas shqyrtimit të hollësishëm e me durim”, i tha ministri Vulin agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë të thoshte në lidhje me aferën e spiunazhit.

Siç është shprehur ai, “Do të shtoja se për mua ekzistojnë disa gjera të pakontestueshme, por jam i sigurt se pas perdeve fshihet përpjekja për largimin e Serbisë nga politika e neutralitetit ushtarak. Besoj në qëndrimin e drejtë, shkathtësinë dhe pozicionin e pavarur të Aleksandar Vuçiqit në marrjen e vendimeve”, i ka thënë Vulin Tanjugut, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi, Vulin e ka braktisur me urgjencë mbledhjen e Kuvendit të Serbisë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, ka deklaruar se Vuçiq i ka dhënë urdhër Njësisë Ushtarake të Sigurisë të hulumtojë aferën e spiunazhit në lidhje me rekrutimin e agjentëve serbë për shërbimet ruse.

Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe shkruante ditë më parë se një diplomat rus dhe pjesëtar i Shërbimit Informativ Ushtarak, që besohet të jetë Georgij Kleban, ishte xhiruar derisa po i dorëzonte të holla një zyrtari të Serbisë me pozitë të lartë, që është lidhja e tij informative në Serbi. Xhirimi i kësaj situata tashmë është shpërndarë në rrjetet sociale, rikujton Koha.net.

Agjencia Informative e Sigurisë (BIA) e Serbisë, ndërkohë, ka konfirmuar autentitetin e xhirimit në të cilin shihet rusi Georgij Kleban duke i dorëzuar para një zyrtari të lartë të Serbisë. Kjo agjenci ia ka konfirmuar RTS-së se në videoxhirim shihet spiuni rus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme