Rreth 2.000 turistë u evakuuan nga një vend kampimi në jug të Francës pas një alarmi të rremë për bomba, njoftuan autoritetet lokale.
Udhëheqësit e një prej vendbanimeve më të mëdha bregdetare pranë Perpignanit morën një telefonatë anonime për bomba, thanë autoritetet.
“Bëhet fjalë për një francez, i cili nuk është mysliman. Ai ka përdorur kontekstin e një kërcënimi terrorist për hakmarrje ndaj gruas së tij”, thanë autoritetet lokale duke shtuar se gruaja nuk ishte në kamp gjatë evakuimeve.
Kampingu Arzelles-Sir-Mer, i konsideruar “kryeqyteti i kampingut”, mirëpret deri në 150.000 turistë vendas dhe të huaj gjatë verës.