Një alarm për bombë është dhënë mesditën e sotme në Tiranë.
Një çantë e dyshimtë është gjetur në shkallët e një pallati në zonën e Unazës së re.
Ngjarja ka ndodhur në pallatet ‘Mesapliku’.
Mendohet për lëndë shpërthyese.
Informacion Paraprak nga policia:
Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e ‘Unazës së Re’ poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.