Republika Popullore e Kinës ka mbledhur ADN-në e njerëzve për vite me radhë, dhe sipas Gordon Chang, autor i ‘The Coming Collapse of China’, “motivet e mbrapshta” të vendit duhet të shqetësojnë shumë Shtetet e Bashkuara.
Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, me mbi 80 milionë profile shëndetësore, Kina ka bazën e të dhënave më të madhe të ADN-së në botë, dhe kjo po vazhdon të rritet.
Në një intervistë me Fox News, Chang paralajmëroi se Kina planifikon të përdorë këtë informacion për të krijuar armë biologjike – të dizajnuara për të synuar grupe specifike etnike.
“Coronavirusi nuk është patogjeni i fundit që do të gjenerohet nga toka kineze. Dhe kështu duhet të shqetësohemi se sëmundja tjetër është më e transmetueshme dhe më vdekjeprurëse sesa coronavirusi i ri”, ka paralajmëruar Chang, shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi.
Sipas mediumit në fjalë, Kina thuhet se mbledh ADN-në e qytetarëve të saj për qëllime të zbatimit të ligjit, gjurmimin e disidentëve dhe formimin e një mbikëqyrje shtetërore të kontrolluar rreptësisht.
Madje, siç pretendon FoxNews, ata gjithashtu kanë gjetur mënyra për të marrë ADN-në e të huajve, përfshirë amerikanët.
Por si e marrin ata saktësisht këtë informacion të ndjeshëm?
“Blerja e kompanive amerikane që kanë profile të ADN-së dhe përmes piraterisë, ndër tjerash”, ka thënë Chang.
Për shembull, shkruan më tej FoxNews, në vitin 2015 u zbulua se Kina hakoi Anthem, kompania e dytë më e madhe e sigurimeve në SHBA. Dhe tani, Kina po përdor coronavirusin për të zgjeruar bazën e të dhënave të ADN-së duke kërkuar kodet QR të pranuara ndërkombëtarisht për udhëtime brenda dhe jashtë vendit dhe duke përdorur “diplomacinë e vaksinave”.
Ai vazhdoi duke thënë se “Pekini po përpiqet të shtrijë ndikimin e tij duke vënë në dispozicion vaksinën e tij”. Ndërsa, në të njëjtën kohë, “po bën mbledhjen e informacionit shumë të ndjeshëm për njerëzit jashtë Kinës”.
Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, Kina aktualisht ka pesë kandidatë për vaksina nda coronavirusit që kanë arritur në provat klinike të fazës 3 dhe faza përfundimtare e provave është zhvilluar në të paktën 16 vende duke përfshirë Brazilin, Turqinë, Marokun dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.nga TaboolaMund t’ju interesojnë.
Dhe arsyet e Kinës për të dëshiruar këtë informacion përfshijnë dominimin e industrisë së bioteknologjisë e cila “është shumë e rëndësishme për ta”, tha Chang.
“Ata e përfshinë atë në iniciativën e tyre ‘Made in China 2025’”, theksoi ai,”i cili është një program i gjatë një dekade për të dominuar industri të caktuara”.
Arsyeja e dytë është diçka shumë më e keqe, sipas tij: “Kina ndoshta po përpiqet të zhvillojë sëmundje që synojnë jo vetëm të gjithë, por synojnë vetëm grupe të caktuara etnike ose racore”.
“Ne nuk duhet të lejojmë asnjë organizatë kineze ose të lidhur me Kinën të testojë ADN-në e amerikanëve. Dhe ne kemi për t’i thënë Kinës, ose ju pranoni një regjim inspektimesh ose po tërhiqemi nga konventa e armëve biologjike”.
Ndryshe, Kina ka mohuar pretendimet se pandemia e coronavirusit, për të cilën disa besojnë se doli nga një laborator qeveritar në Wuhan, ishte një armë biologjike.
Në 1984, Kina nënshkroi traktatin e Konventës së Armëve Biologjike dhe Toksike (BWC) që i ndalon ata të zhvillojnë, prodhojnë ose grumbullojnë armë biologjike ose toksike.