Alarmi që ngritën së fundmi shifrat e Instat sa i përket numrit të lindjeve, ka marrë vëmendjen kryesore në “Argument” gjatë së enjtes.
Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, pjesë e panelit, situata është dramatike.
Për deputeten socialiste, Milva Ekonomi ndërkohë, bëhet fjalë për një dukuri dhe tendencë globale, dhe jo për një fenomen të izoluar vetëm në Shqipëri.
Nga ana tjetër, psikologia, Valbona Treska , Presidente e Urdhrit të Psikologut, vuri në dukje edhe dëshirën mjaft të lartë të emigrimit mes shqiptarëve si një arsye që ndikon si te zvogëlimi i popullsisë, ashtu edhe te lindjet e ulta.