Skuadra e Barcelonës nuk do të mundë të llogaritë në shërbimet e mbrojtësit të majtë, Jordi Alba që është i detyruar të pauzojë të paktën për dy javë shkaku i lëndimit.
Mediumet spanjolle kanë njoftuar të mërkurën se Alba pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Champions që përfundoi pa gola dhe u detyrua të largohet nga fushë pas vetëm 40 minutave lojë.
Për shkak të këtij lëndimi, mungesa e Albas tashmë është konfirmuar për ndeshjen kampionale kundër Granadas që luhet këtë fundjavë.
“Jordi Alba pritet të pauzojë të paktën për dy javë pas lëndimit që e mori në duelin e fundit me Borussia Dortmundin”, ka njoftuar skuadra e Barcelonës.
Alba këtë edicion ka regjistruar katër paraqitje në La Liga.