Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Jordi Alaba, i ka goditur kritikët e vet të cilët beson se e veçojnë atë në dështimet ekipore të Barcelonës.
Alba foli pas fitores dramatike të Barçës 1:0 kundër Alavesit të dielën, në të cilën ai luajti shumë më mirë se në disfatën 3:2 kundër Athletic Club në Kupën e Mbretit javën e kaluar, raporton Gazeta Express.
Derisa u shpreh i mllefosur, anësori spanjoll këmbënguli se mund ta përballojë trysnin që e ndien kur luan në Camp Nou.
“Jam ndier i veçuar (në kritika) për shumë vjet, nuk është hera e parë që më ka ndodhur. Unë e pranoj kritikën në këtë cirk. Kritikat nuk ndalen, e kam kuptuar këtë”, tha Alba për Movistar+.
“Nëse e luaj një ndeshje të mirë ata nuk flasin për mua, nëse nuk luaj mirë si në ndeshjen e kaluar, e pranoj, ata do të më vrasin. E kam pranuar këtë”, nënvizoi ai.
Shtoi ai: “Nuk më bën sepse e gëzoj respektin e bashkëlojtarëve të mi dhe të stafit të trajnerëve që i kam pasur deri tani. Duket se në Barcelonë ka vetëm veteranë. Ka katër vjet që flasin për veteranët dhe unë isha 28-vjet, ta hajë dreqi!”