Skuadrat kosovare kanë filluar të mendojnë për përforcime qysh tani, në afatin kalimtar të verës.
Emri i fundit që lidhet për një ardhje të mundshme në Kosovë, është ai i portierit të njohur, Alban Hoxha, që aktualisht luan te skuadra e Partizanit, shkruan Gazeta OLLE.
Lajmin e ka bërë të ditur ‘Procesi Sportiv’, të cilët shkruajnë se Prishtina është në mesin e skuadrave të interesuara për të.
“Prej disa ditësh kapiteni nuk stërvitet me skuadrën. Te dielën trajneri e hoqi nga formacioni por ai nuk pranoi dhe qëndrimin në stol. Tirana, Kukësi dhe Prishtina janë interesuar për të. Priten zhvillim”, thuhet në shkrimin e tyre.
Hoxha, 32 vjeçar, është pjesë e Partizanit që nga viti 2013, ku ka zhvilluar afro 200 ndeshje.
Kurse, është i ftuar i rregullt edhe në Kombëtaren e Shqipërisë, si portier i tretë, pas Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës.