Këngëtarja Çiljeta Xhilaga feston sot 36-vjetorin e lindjes. Për këngëtaren është një moment i trishtë, pasi vetëm pak ditë më parë ajo humbi babain e saj nga Covid-19.
Megjithatë partneri i saj, Alban Hoxha është kujdesur ta lumturojë sadopak këngëtaren në këtë ditë speciale me një dhuratë shumë unike.
Ai i ka blerë Çiljetës një yll në qiell, me emrin e saj dhe këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri. Dhurata më e bukur ndonjëherë”, -ka mbishkruar ajo videon kur tregon dhuratën nga Albani.
Çiljeta dhe Albani janë bashkë prej 5 vitesh dhe duket se gjërat po shkojnë për mrekulli.