Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Prishtinës.
Ai është emëruar nga kryetari Përparim Rama.
Kjo pas nënkryetari i deritashëm Alban Zogaj, fitoi votat për deputet.
Njoftimi:
Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata.
Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror.
Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin.