Albana Osmani prej vitesh është pjesë e showbizit shqiptar dhe tashmë shquhet si njëra nga moderatoret më të suksesshme.
Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Shiko kush Luan”, ndërsa është përballur me sfida të ndryshme.
Zeshkania u bë pjesë e lojës ‘Paintball’, ku në mesin e shumë pyetjeve ishte se me ‘cilët gazetarë/prezantues nuk flet fare’?.
Albana ka goditur në ‘fytyrë’ moderatoren Arbana Osmani dhe tregon arsyen se përse nuk flasin.
“Kemi bërë qoka ‘Gëzuar Vitin e Ri’ njëherë në 700 vjet. Nuk e di, nuk kemi patur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart”, ka thënë ajo.
Albana ndërkaq ka kohë që nuk është shfaqur në ndonjë projekt televiziv, por që javë më parë prezantoi librin e saj të ri të titulluar “Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale”.