Albarez: Njohja e pasaportës së Kosovës s’do të thotë njohje e pavarësisë, s’vjen as si rezultat i ndonjë negociate

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Spanjës për Punë të Jashtme, Jose Manuel Albares, ka thënë se vendimi për njohjen e pasaportës së Kosovës nuk është rezultat i ndonjë negociate me partitë katalunase që po e përkrahin Qeverinë e Sanchez.

“Aspak”, ka thënë prerazi Albarez, shkruan “Europa Press”.

Albarez ka thënë se njohja e pasaportës nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës apo sovranitetin dhe se është një vendim “i përkrahur nga këshilltarë ligjorë spanjoll si dhe këshilltarë ligjorë nga vende të tjera”

“Vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, pesë në Bashkimin Evropian, kanë pranuar pasaportat e Kosovës në mënyrë që të kenë mundësi të hyjnë në zonën Shengen siç është rënë dakord në mars në Këshillin Evropian. Përveç kësaj, kjo nuk do të thotë aspak njohje e Kosovës apo sovraniteti të saj dhe se kjo është diçka e mbështetur plotësisht nga këshilltarët juridikë spanjollë”, tha Albares./Express

Të ngjashme