Albena Reshitaj, Adem Hoxha si dhe Fadil Gashi votojnë edhe në raundin e dytë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 18:30 | Nga Kastriot Kokollari

Tre deputetët më të përfolur në procesin e zgjedhjes së presidentit kanë hedhur votën e tyre në kuti në raundin e dytë, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka pas thirrje nga bashkëpartiakët e saj që ta bojkotojë seancën.

Ndërsa, Deputeti Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), po merr pjesë në seancë pasi kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, pas arritjes së një pazari politik.

Po ashtu edhe deputeti i Iniciativës Rome, Fadil Gashi, ka hedhur votën e tij në dy raunde, ndërsa nuk ishte pjesë e seancës që u mbajtë të shtunën.

Të ngjashme