Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka prezantuar kandidaten e radhës për Asamble Komunale, Alberta Bince.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se mbështetja e Alberta Bince si një grua vizionare e Kryeqytetit, është mesazh i qartë se në listën e AAK-së ka përfaqësim dinjitoz.
“Alberta Bince njihet si ndërmarrëse e suksesshme në Kryeqytet. Ajo ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik, ndërkaq për vite me radhë ka udhëhequr biznese të suksesshme. Alberta, aktualisht udhëheq me sukses biznesin e saj në fushën e gastronomisë.
Alberta do të jetë në listën tonë në garën për Prishtinën. Mbështetja e saj, si një grua vizionare e Kryeqytetit, është motivim për ne dhe mesazh i qartë që në listën tonë përfaqësimi dinjitoz i secilës kategori, është synim i yni ”, ka njoftuar Haradinaj.