I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbrëmjen e së hënës shtroi iftar për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, dhe përfaqësuesit e saj.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se me këtë rast kishin diskutuar për udhëheqjen e BIK-ut gjendjen aktuale dhe nevojat për ndryshime.
“Sonte në Prishtinë kemi mirëpritur me kënaqësi për iftar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij: Ajni Sinani, Resul Rexhepi, Sabri Bajgora, Ahmet Sadriu, Fahrush Rexhepi, Besim Mehmeti, Ekrem Simnica, Vedat Sahiti dhe Islam Hasani. Bashkë me Glauk Konjufcën, Vlora Haxhimehmedin, Arben Vitinë, Edona Bajramin, Ajet Poterën dhe Eman Rrahmanin, bashkëbiseduam miqësisht me Myftiun Tërnava dhe udhëheqjen e BIK-ut, për kontributin e Medresesë gjatë okupimit dhe luftës çlirimtare në organizimet politike dhe shoqërore, për gjendjen e sotme të qytetarëve tanë dhe nevojën për drejtësi e solidaritet etj” ka shkruar Kurti.