Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka uruar boksierin shqiptar, Florian Markun për fitoren e mbrëmshme ndaj Rylan Charlton.
Marku detyroi kundërshtarin ta dorëzojë meçin në raundin e tetë, ndërsa vazhdoi serinë pa humbje si boksier, shkruan Gazeta Express.
Për këtë sukses, Kurti uroi Markun për vazhdimin e serisë pa humbje dhe fitores së madhe që arriti.
“Boksit profesionist ndërkombëtar po i shtohet edhe një kampion shqiptar. Florian Marku dje vazhdoi rekordin e tij pa humbje me një fitore të jashtëzakonshme. I përgatitur mirë, i vendosur dhe i disiplinuar. Suksesi i tij i mbrëmshëm na gëzoi të gjithëve. I uroj Florianit fitore të njëpasnjëshme dhe karrierë të gjatë e të suksesshme” – thuhej në urimin e Kurtit.