Albin Kurti iu imponua Kosovës me iluzionin e dijes, si njeri që do t’i zgjidhë të gjitha problemet

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 10:36 | Nga Anton Berisha

Iluzioni i dijes është më i keq se injoranca – thoshte gjeniu i shkences Hawkings.

Me këtë iluzion, Albin Kurti iu imponua Kosovës, si njeri që ka aftësi të jashtëzakonshme dhe dija e tij do t’i zgjidhë të gjitha problemet.

Por, ne realitet Kurti ndonese gjithe aktivitetin e tij politik e ka zhvilluar ne mohimin e çdo gjeje, prej Rugoves e deri te komandantët Thaçi, Haradinaj e Veseli, e më pastaj profesori Mustafa, realiteti eshte se Kurti as nuk ishte intelektual i formatit te Rugoves, as nuk kishte njohuri teknokratike te Mustafes, dhe e perbashketa e tij me komandantet ishte se vendi i tij i pare i punes ishte pozita e kryeministrit.

Duke qene mohues, rrjedhimisht jomeritor per te arriturat e popullit te Kosoves prej levizjes masive te ‘89-ës, nderkombetarizimin e ceshtjes shqiptare e deri ne luften për lirinë, si dhe procesin politik e diplomatik te Pavaresise se shtetit te Kosoves, nje e arritur epokale ne historine shqiptare, ai me konsistencen e tij propagandistike arriti te bind masen se i duhet nje mandat i plote qe perthjeshtesimi i tij: “ne te miret dhe ata te keqinjte” do te zhvillohet beteja perfundimtare per krijimin e nje figure te re shpetimtare, rrjedhimisht heroike.

Por, gjerat nuk rrjedhen aq thjeshtë siç i planifikoi ai. Udheheqja e shtetit nuk eshte lexim i librave sipas qefit, e as koha e motivimit te tij ideologjik te revolucioneve majtiste.

Megjithe problemet e saj, Kosova ka nje kushtetute dhe sistem demokratik te ndertuar, nje tradite te sherbimit civil dhe aftesi ndermarrese te popullates. Njerezite e saj, ne keto dekada nuk kishin pasur luksin te mbahen nga te tjeret, sikurse jetoi Kurti, por iu eshte dashur te derdhin djersen, qofte ne marredhenie pune qofte ne biznes per te mbijetuar.

I gjendur ne kete situate, me nje papervoje totale te punes, me nje ekip adoleshentesh ne funksione te larta shteterore, te kombinuar me njerez te te ‘gjitha regjimeve’ , ne nje vit qeverisjeje ka demtuar Kosoven me shume se asnje qeveri tjeter.

Pozicioni i Kosoves, ne raport me SHBA eshte ne piken me te ulet, me BE-ne po ashtu, me Shqiperine pothuajse inekzistent, ekonomia ka njohur vetem renie, rritje te çmimeve ne cdo sektor qe kulmoi me keto te fundit ne sektorin energjetik.

Betejen e mungur ne avansimin e vendit ne sektore vital te saj Kurti e zavendesoi ne betejen per ndryshimin e njerezve, duke e trajtuar peshen e institucioneve ne njerezite e emeruar, nje karakteriste tipike e udheheqeseve ideologjik qe nuk kane respekt per shtetin e as institucionin.
Ndonese Kurti dhe gjithe zyrtaret e larte te tij, paguhen nga shteti dhe gezojne privilegjet shteterore, ata ne vend te kryerjes se detyrave ditore, vazhdojne te sillen sikur aktivistë vullnetar duke vazhduar te sulmojne te kaluaren dhe duke mos dhene asnje pergjegjesi per punen e tyre te tanishme.

Kjo zhvendosje vemendjeje, pervec ikjes se pergjegjesise ka te beje edhe me agjenda private te shume prej tyre ne rrafshe personale e deri te kontekstet nderkombetare qe ne vazhdimesi kane qene kunder projektit te shtetit te Kosoves.
Reagimi i mases ndaj nje qeverisjeje te ketille te Kurtit u pa ne zgjedhjet lokale te nentorit, por per fat te keq politika nuk e vijoi ne ritmin e duhur.

Kosova është vendi yne i perbashket i ndertuar me kontributin e gjeneratave, dhe askush nuk duhet te ndihet inferior per te kundershtuar keq qeverisjen e nje formacioni politik qe mandatin politik eshte duke e trajtuar si pronesi ndaj shtetit pa asnje detyrim llogaridhenie, e veten si profet misionarizmi.

Të ngjashme