Kreu i VV-së, Albin Kurti ka bërë kërkesë për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Kuvendit, për të premten në ora 09:00 është thirrur mbledhje e Kryesisë së Kuvendit, me kërkesë të Kurtit për caktimin e seancës për votimin e Qeverisë.
“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Albin Kurtit i kanë mbetur edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës.