Albin Kurti përuroi sot projektin dhe rrugën e nisur nga Pal Lekaj

Prishtinë | 24 Dhj 2024 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Rruga Zhur-Brod në Dragash, e përuruar sot në prezencë të kryeministrit Albin Kurti e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, po del të jetë projekt i vjetër. Ky projekt, konkretisht është nisur në korrik të vitit 2019 në kohën e ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, raporton Ekonomia Online.

Atë, kohë ish-ministri Lekaj kishte njoftuar se rruga ka gjatësi mbi 12.1 kilometra, kurse ajo R114, Dragash – Brod, ka gjatësi mbi 11.6 kilometra. Të dyja këto projekte janë investim i MIT dhe vlera e tyre është mbi 7 milionë e 100 mijë euro. 

https://www.mit-ks.net/sq/lajme/filloi-zgjerimi-dhe-rehabilitimi-i-rruges-zhur–dragash—brod

Të ngjashme