Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar debat ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së PDK-së Ganimete Musliut.
Musliu e ka akuzuar Kurtin se nuk po i përgjigjet pyetjeve të saj.
Ndërsa Kurti ka thënë se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të saj dhe pastaj e ka pyetur “a dini me m’kallxu çka ju kallxova?”
Ky reagim i Kurtit ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve në Kuvend.