Albin Kurti: Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka falënderuar qytetarët duket thënë se ata dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike.

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara. Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme