Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme ka votuar për shkarkimin e bordit të Telekomit.
E njëra nga anëtaret e shkarkuara është edhe Besa Shatri, e cila është gruaja e deputetit të AAK-së, Bekë Berishës.
Shatri kishte qenë në listën e ngushtë tek komisioni dhe britanikët, madje ishte njëra nga më të poentuarat.
E renditur sipas pikëve në procesin e rekrutimit, në listën që e ka dorëzuar komisioni në kuvend ajo kishte dalë e para, ndërsa në rekomandimet e britanikëve figuronte e katërta.