Albin Kurti, kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur votën e tij para pak minutash në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.
Zgjedhjet e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje për të vendosur kryetarin e ri, Kurti i cilëson si “demokratike”.
Ai gjithashtu ka ftuar të gjithë anëtarët e Vetëvendosjes që të votojnë duke përfshirë edhe të dorëhequrit nga pozitat partiake.
“Unë e përfundova obligim tim statusor të lëvizjes dhe ftoj të gjithë anëtarët e lëvizjes të votojnë”.
“I ftoj të bashkohen edhe të dorëhequrit nga pozitat partiake”, tha Kurti.