Albin Kurtit populli i Kosovës i dha gjithçka, pse është kaq i palumtun e plot urrejtje?

Prishtinë | 27 Maj 2026 | 15:47 | Nga Halil Matoshi

1.Çfarë ironie e pështirosun e historisë: Nji Albin – si sod 27-vjet ma përpara – i rrethuem nga muret e burgut, (ku dergjeshim bashkë, po zemnat i kishim plot se ndjejshim aromë lirie) sod i burgosun brenda mureve të pushtetit, ai msynë me nënshtrue të gjithë të tjerët, tue harru se liria âsht bremja ma e rândë që ekziston.

Jemi t’lirë e, kur Albini supozohej se duhej me i qafë miqtë, të gjithë e me qenë i lumnuem, ai âsht mushun mllef.

Janë njerëzit e Kosovës edhe kundërshtarët politikë, tregoni dikush.

Njerëz.

Pse kjo gjendje pezmi nuk i shqet nga ftyra e ngrysun Albinit?

2.

Albini, ky ‘zevzek’ i përjetshëm që vlon si zorra n’prush (revolucioni permanent?) që ushqehet me pezmin leninist ndaj nji reaksioni t’pa qenë, nuk kupton se votat – ato 50, 42 apo 51 përqindësha që i mbledh si relikte të nji kotësie kolektive – nuk janë tjetër gjâ veçse dekor i nji teatri ku mjerimi ka marrë trajtën e nji mllefi kolektiv!?

Janë que peshë!

Nji versulje e albinistave (nacionalista të majtë!?) kundër shtetit kosovar e ka vrâ qjellen përmi Kosovë.

3.

Albin Kurti kërkon nënshrim – jo bashkëpunim – pa e ditun se vetëm të dëshpruemit janë pasqyra e vërtetë e qenies së tij të vranët.

Qytetarët i dhânë gjithçka: krejt pushtetin politik, gardë të hekurt e blinda, qesen e shtetit e fanfaret – ai u jep arrogancë dhe helm.

Kjo t’bân me keshë deri n’tug!

Albini duhet me e pickue veten – e me u que kllapie – me ndjek shtrigën brenda tij!?

Fantazmën (ideologjinë majtiste) qe ja errë nendjen.

4.

Albini nuk ka nevojë për miq, por për viktima që vërtetojnë ekzistencën e tij;

Dhe për gojë t’ndyme (vegla) që flasin gjuhën e tij.

Ai ndjen nevojë me u ndie gjallë mbi nji pirg viktimash, sepse për nji shpirt të tillë, fitorja nuk âsht triumf, qe duhet me e nda e gzue bashkë, por nji emicion ma i sofistikuem me e shperfaqë mujshinë dhe pezmin e brendshëm kundruell nji populli t’abuzuem gatë, që gabimisht beson se ai âsht Mesia.

Albin Kurti të vetmin investim (monument shëmtie) e ka propagandën e pushtetit!

Mburravecni në vend të modestisë.

Mllef në vend të miqasisë.

5.

Nji popull që gjithmonë âsht kryengritë ndaj pushteteve – sod ka ra n’lëngatë.

Smujë e zvetnim.

Njeriu i vdirun zgjedh instinktivisht mjetin – nënshtrimin – që e dobëson manej, tue besu se po gjânë shpëtimin, ndërkohë që po e ngutë ramjen e tina tek pluhuni.

6.

“Something is rotten in the state of Denmark.”

Diçka mânë erë t’keqe n’Republikë!

Asht nji çashtje perceptimi.

Realiteti asht ai që njerëzit besojnë se asht, jo ai që asht në t’vërtetë.

E vërteta e ashiqarshme âsht e idht: Albin Kurti ka nji gverr me shtetin kosovar.

Nji qëllim t’fshehun.

Sëkëndejmi estetikisht duhet me u refuzu.

Të ngjashme