Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka porositur kryeministrin Albin Kurti, të mos merret me fjalime e kritika, por të gjejë zgjidhje për krizën më të madhe me energji elektrike.
Ai ka kërkuar që në natën e ndërrimit të moteve të sigurohet rrymë për komunat e Kosovës.
“Në nivel lokal maten rrezultatet e jo ligjeratat, në komunë janë 24 përgjegjësi ekzekutive, që kryetari, si zyrtari kryesor administrativ, i ushtron në emër të shtetit nga poshtë”, ka shkruar Tahiri, në Facebookun e tij.
“Në komuna nuk shiten përrallat, tekstet me rimë e as fjalimet ideologjike, në terren maten rezutatet dhe ndikimi konkret i punëve të kryera”.
“Albin, lëri kritikat për kryetarët e komunave, gjej zgjidhje për energji për Vit të Ri 2022, merru me krizën më të madhe që e dërrmoi popullin”, ka theksuar Besnik Tahiri.