Albin Tahiri fiton normën e pestë olimpike për LOD PyeongChang 2018

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 17:03 | Nga

Skitari ynë, Albin Tahiri, ka arritur synimin e madh të tij, për të fituar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Kosova do të shkruajë historinë e saj, duke debutuar në këto Lojëra. Tahiri është skitari i vetëm deri më tani që ka fituar normën olimpike për Kosovën. Lojërat Olimpike Dimërore mbahen prej 9-26 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Synimi im tani për tani ishte të fitojë normën edhe në disiplinën e pestë dhe ta përfaqësojë Kosovën në pesë disiplina, për çka jam shumë i lumtur. Synimet tani janë të marrë rezultatin më të mirë që mundem në PyeongChang 2018. Konkurrentët janë me të vërtetë të fortë, por
pavarësisht kësaj, unë dua ta bëjë Kosovën të jetë krenare me mua dhe të mos e dëshpërojë”, ka thënë Tahiri për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Konfirmimin për arritjen e normës së pestë olimpike e ka dhënë edhe Federata Botërore e Skitarisë, në faqen e saj zyrtare “data.fis-ski.com”. 28-vjeçari ka fituar normën olimpike edhe në disiplinat tjera si: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh dhe disiplinën e lëshimit (doënhill).

Tahiri ditë më parë ishte në përgatitje në qendrën skitare të Austrisë, “Molltaler Gletcher”. Kujtojmë që KOK-u mbështetë Albinin me 1 mijë dollarë në muaj, për t’u përgatitur sa më mirë për LOD PyeongChang 2018, falë mbështetjes që KOK ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme