Në Malawi, njerëzit albinist vriten për kontrabandimin e trupit të tyre; fëmijë dhe të rriturit torturohen për vdekje me thika maçete dhe thika kuzhine.
Më shumë se 115 persona janë sulmuar në dy vitet e fundit, ku 20 prej tyre rezultuan fatale. Ata që i mbijetuan këtyre sulmeve ndjejnë dhimbje fizike dhe frikë psikologjike me ankthe se sulmet mund të rikthehen.
Por përse ndodh një gjë e tillë? Shumica e njerëzve flasin për një treg të pakapshëm për këto pjesë të trupit, njerëz të cilët janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha parash për mjekët magjistarë që i përdorin ato si ilaçe për të kuruar gjithçka nga sëmundja e fatit të keq.
Më poshtë “Al Jazeera” ka përgaditur një reportazh në lidhje me viktimat që kanë qenë pjesë e sulmeve, transmeton Periskopi.
Historia e Davidit – Ishte ditë e dielë e Prillit të vitit 2016. Një ditë e ngrohtë dhe e thatë. 17-vjeçari David Fletcher ishte i mërzitur për të dalur jashtë. Ai dëshironte të shikonte një ndeshje futbolli në një shkollë lokale në vend që të ndihmonte familjen e tij të mblidhte misër në ara. Prindërit e tij e lejuan që ai të shkojë të shoh ndeshjën e futbollit.
Kur ai nuk u kthye deri ditën vonë në shtëpi, e gjithë fshati e kërkoi atë por nuk mund ta gjenin.
Familja e tij ditën tjetër rastin e humbjes së djalit të tyre e kishte raportuar në stacionin policor.
Një javë më vonë, shefi i policisë lokale erdhi në shtëpinë e tyre për t’ua kumtuar lajmin: Trupi i Davidit ishtë i shpërbërë totalisht dhe u gjet në afërsi të Mozambikut rreth 80 km. Trupi i tij ishte i dekompozuar, kishte njoftuar ai.
I lindur në vitin 1999, Davidi ishte i pesti fëmijë por i vetmi që kishte lindur si albinist.
“Nuk isha e surprizuar kur ai ka lindur si i tillë”, thotë nëna e tij. “Unë isha e lumtur me ngjyrat e tij”.
Historia e Alfredit – 17-vjeçari Alfred Chigalu kishte jetuar me hallën e tij në një shtëpi me baltë e rrethuar me lule të vdekura.
Fqinji më i afërt është pesë minuta larg, përgjatë një rruge të prerë përmes barit të madh. Duhen 20 minuta – në të gjithë fushat e thara të duhanit – për të arritur në rrugën kryesore.
Thatësira e ka goditur këtë rajon të vështirë, dhe ndërsa pemët e larta të mangos japin hije për fermerët, por ato nuk japin fryt. Klima këtu është e ashpër. Kulturat shpesh shkatërrohen nga thatësira ose stuhi breshëriesh të dhunshme. Ashtu si të tjerët në fshat, Alfred dhe halla e tij, Lydia Petulo, po mbijetojnë me copa të misrit nga të korrat e vitit të kaluar.
Dhitë në oborr nuk janë të vetat. Në dhjetor të vitit 2015, katër burra thyen derën e gjumit të Alfred ndërsa ai po flinte. Ata e prenë atë me llojin e thikës maçete, duke e goditur në pjesën e pasme të kokës, në shpatulla dhe në shpinën e tij.
Ata u përpoqën ta rrëmbenin atë. Kur halla e tij e gjeti atë i gjakosur, sulmuesit ikën. Alfredi mbijetoi, por me pasoja të rënda. Tani, zëri më i vogël e zgjon, dhe kur ai shkon në fshat ai duhet të shoqërohet me dikënd.
Por cila është historia e dhunës ndaj njerëzve albinistë?
Huazuar nga fjala “albus”, që do të thotë sipas latinishtes e bardhë, albinizmi është një çrregullim i lindur, ku trupi nuk është në gjendje të prodhojë mjaft melanin për të errësuar lëkurën, flokët dhe sytë.
Ky çrregullim jo-ngjitës prek rreth një në 20,000 njerëz në mbarë botën. Por është më e zakonshme në Afrikën Sub-Sahariane, ku një në 5,000 e kanë këtë çrregullim të rrallë. Shumica e rasteve janë në Mozambik, Tanzani, Burundi, Kenia, Zimbabve dhe në Afrikën e Jugut.
Në Malavi, një vend prej 16.5 milionë banorësh, thuhet se ka 7,000 deri 10,000 njerëz me albinizëm. Përse kjo ndikon në këtë pjesë të botës në mënyrë disproporcionale është e paqartë.
Dhe nuk është vetëm një çështje e ngjyrës: mungesa e melaninës shpesh rezulton në një vizion të dobët dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Në fakt, shumë njerëz me albinizëm janë ligjërisht të verbër.
Për shkak se lëkura e tyre është veçanërisht e prekshme ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, ata gjithashtu mund të jenë të predispozuar ndaj kancerit të lëkurës.
Sipas një studimi të vitit 2014, njerëzit me albinizëm në Afrikë kanë 1,000 herë më shumë gjasa që të marrin kancerin e lëkurës sesa të tjerët.
Por gjendja e tyre nuk është vetëm mjekësore.
Historia e diskriminimit kundër njerëzve me albinizëm është një e vjetër por jo domosdoshmërisht e dokumentuar mirë. Ajo është nxitur nga mite dhe bestytni.