Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka folur rreth Kosovës, ajo është shprehur e lumtur për gjërat që kanë ndodhur në vendin tonë.
Albright të martën gjatë një debati online në kuadër të “Java e gruas” foli për klan k, ajo u shpreh shumë e lumtur për gjërat që kanë ndodhur në Kosovë.
”Unë përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës. Javën që shkoj unë fola pranë Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan. Aty e bëra të qartë se ajo çka duhet të ndodh është që Kosova duhet të trajtohet si vend normal. Kosova duhet të ketë të drejtat dhe përgjegjësitë që i ka një vend i pavarur”, ka thënë Madeleine Albright.
Gjithashtu ajo është shprehur se ndihet e lumtur për atë çfarë ka bërë për ta ndihmuar popullin e Kosovës gjatë kohës sa ishte sekretare e shtetit.
“Kur njerëzit më pyesin se për çka jam me e lumtura që bëra gjatës kohës sa isha sekretare e shtetit, unë ju them, mundi im për ta ndihmuar Kosovën”, është shprehur ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.
Ndërsa duhet theksuar, se ditë më parë, analisti dhe profesori i Universitetit “Johns Hopkins”, në Uashington, Daniel Serwer, deklaroi se ish-shefja e diplomacisë amerikane, Madeleine Albright, do të përfshihet në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë në emër të administratës së ardhshme, pavarësisht se çfarë mendojnë serbët për këtë.
“Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë serbët për këtë, ose ajo që të mos përfshihet Madeleine Albright. Ajo do të përfshihet. Ajo është një ish- sekretare e shtetit dhe rryma është e rëndësishme jo aq në Partinë Demokratike, por në botën demokratike që mendon, pjesa e botës demokratike që mendon për politikën e jashtme. Nuk duhet harruar se ajo një kohë ka jetuar në Serbi dhe flet serbisht. Unë mendoj se kjo duhet vlerësuar, tha Daniel Server.
Sinjale të forta se do të mbetet akter në bisedimet Kosovë-Serbi, dhe edhe vet ish-sekretarja e shtetit, Albright, por pa dhënë një përgjigje direkte.
Albrighttash mban postin e kryetares së Institutit Kombëtar Demokartik të Amerikës, shpalosi lidhjen emocionale që e ka me shtetin e Kosovës.
”Në qershor të 2019 unë bashkë me Presidentin Bill Clinton shkuam në Prishtinë. Kurrë në jetë nuk kam qenë një vend ku shihen kaq shumë flamuj amerikan dhe shenja ku shkruhet “Faleminderit USA”. Njerëzit ishin aq të lumtur për atë që bëmë ne”, shtoi ish-sekretarja e Shtetit Amerikan gjatë dhe pas luftës në Kosovë.