Jahjaga takon ish-sekretaret Clinton e Albright

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po qëndron në SHBA, ka takuar ish-sekretaren e amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj miken time, ish sekretaren amerikane të shtetit, znj. Hillary Clinton”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Image

Tutje, Jahjaga ka takuar edhe ish-sekretaren tjetër të shtetit, Madeleine Albright, takim të cilin e quajti “të ngrohtë”.

Jahjaga këtyre ditëve ka takuar edhe Nënsekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike, Rosemary Di Carlo, me të cilën ka biseduar “për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me ç’rast kërkova ndihmën e saj për ndërkombëtarizimin e kësaj çështje”.

Ajo po ashtu është takuar edhe me ambasadorin Frank Wisner, me të cilin thotë të kenë biseduar “për përpjekjet tona për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme gjatë këtyre proceseve”.

Ndërkaq, ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë tjerë të shteteve të ndryshme mike të Kosovës.ImageImage

Të ngjashme