Albulena Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari

Prishtinë | 19 Nën 2023 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të jap nesër dëshminë e saj para Prokurorisë Speciale në lidhje me rastin Dehari, raporton Ekonomia Online.

Në njoftimin e MD-së thuhet se pas intervistës, Haxhiu do të mbajë konferencë për media.

“Për shkak të interesimit të madh të medieve, ju njoftojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për të dhënë dëshminë në raport me rastin Dehari. Pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrja Haxhiu do të mbajë Konferencë për medie. Për orën, mediet do të njoftohen nesër”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme