Albumi i ri i këngëtares Ellie Goulding zbulon detaje nga jeta e saj personale

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja 33-vjeçare, Ellie Goulding, do ta lansojë albumin e ri “Brightest Blue” që vjen pas atij të vitit 2015, “Delirium”, më 17 korrik të këtij viti, dhe së fundmi ajo e ka pranuar që derisa gjatë intervistave tregohet shumë e matur kur flet për jetën e saj personale, e ka më të lehtë t’ia hapë zemrën publikut përmes teksteve të këngëve të saj, transmeton Koha.

Gazeta “The Sun” e ka cituar këngëtaren duke thënë: “Më duket se ky është albumi i cili zbulon më shumë detaje rreth asaj që kanë ndodhur në jetën time. Në intervista unë nuk flas shumë për jetën time personale, por këto detaje u ruaj për tekstet e këngëve të mia.”

Albumi i dyfishtë gjithashtu i përfshinë pesë bashkëpunime me artistë meshkuj, dhe Goulding e cila vitin e kaluar u martua me kuratorin e artit, Caspar Jopling, zbuloi se shpesh ka frikë të bashkëpunojë me këngëtare femra të skenës muzikore.

“E kam vënë re që nuk kam bashkëpunuar shumë me artiste femra. Kjo nuk ndodhë ngase nuk dua, por thjeshtë kam frikë ta bëjë këtë. Ndihem nervoze kur jam përreth këtyre artisteve të cilat ndjejë se janë shumë më ‘cool’ se unë. Pra, është thjeshtë një kompleks i imi të cilin duhet ta largojë,” citohet të ketë thënë Goulding.

Ylli i hitit “On My Mind”, në të kaluarën kishte treguar pse i janë dashur pesë vjet për ta lansuar një album të ri muzikor si dhe shpjegoi se ka kaluar nëpër disa sfida në jetën e saj.

“Kur e lansova albumin tim të fundit në vitin 2015, do të qeshja me të madhe nëse dikush do të më thoshte se do të kalonin pesë vjet para se ta lansoja incizimin e radhës. Ky nuk ishte plani im, por kam kaluar nëpër ca gjëra sfiduese në jetën time, prandaj e kam vonuar këtë album kaq shumë,” ka përfunduar tutje këngëtarja.

Ellie Gourding e përfundoi intervistën duke treguar se këngët e albumit të ri, do flasin për shndërrimin e saj nga vajzë në grua dhe zotërimin e pavarësisë së saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme