Paco Alcacer shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si futbollist i Barcelonës.
Kampionët e Spanjës vazhdojnë të përforcohen. Këtë herë skuadra e Luis Enriques ka siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll Paco Alcacer, i cili ka kryer me sukses testet mjekësore.
Për lojtarin 22-vjeçar, katalanasit do t’i paguajnë 30 milionë euro skuadrës së Valencias, me të cilën Alcacer ka realizuar 24 gola në dy edicionet e fundit të La Ligas.
Në këtë marrëveshje pritet që të përfshihet edhe sulmuesi Munir El Haddadi i cili do të huazohet te skuadra e Valencias.