Barcelona ka konfirmuar se Paco Alcacer do të mungojë në fundjavë ndaj Real Madridit.
E gjitha kjo pasi sulmuesi spanjoll ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë në takimin ndaj Deportivo La Corunas.
24-vjecri u detyrua të lë fushën në minutën e 23-të dhe në vend të tij u inkuadrua Aleix Vidal.
Mungesa e tij nuk u ishte madhe në këtë takim pasi në fund Barcelona fitoi me rezultat 4-0, dy gola nga Luis Suarez dhe dy të tjerë nga Paulinho.
Por, mungesa e ish-sulmuesit të Valencias në Santiago Bernabeu mund të jetë një problem për Barcelonën, e cila është në mungesë të sulmuesve (Ousmane Dembele dhe Gerard Deulofeu e Rafinha gjithashtu nuk janë të gatshëm).
Alcacer mund të mungojnë edhe në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos që do të zhvillohet me 4 janar 2018. Por, nëse rikuperimi shkon mirë ai do të jetë i gatshëm për Levanten, e paraparë të luhet me 7 janar.
Në 11 paraqitje në të gjitha garat sulmuesi spanjoll ka shënuar pesë gola për klubin katalunas këtë sezon.