Ekonomia Online
FUNDIT

Alcacer nuk do të luajë në El Clasico

Alcacer nuk do të luajë në El Clasico

Barcelona ka konfirmuar se Paco Alcacer do të mungojë në fundjavë ndaj Real Madridit. E gjitha kjo pasi sulmuesi spanjoll ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë në takimin ndaj Deportivo La Corunas. 24-vjecri u detyrua të lë fushën në minutën e 23-të dhe në vend të tij u inkuadrua Aleix Vidal. […]

Barcelona ka konfirmuar se Paco Alcacer do të mungojë në fundjavë ndaj Real Madridit.

E gjitha kjo pasi sulmuesi spanjoll ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së majtë në takimin ndaj Deportivo La Corunas.

24-vjecri u detyrua të lë fushën në minutën e 23-të dhe në vend të tij u inkuadrua Aleix Vidal.

Mungesa e tij nuk u ishte madhe në këtë takim pasi në fund Barcelona fitoi me rezultat 4-0, dy gola nga Luis Suarez dhe dy të tjerë nga Paulinho.

Por, mungesa e ish-sulmuesit të Valencias në Santiago Bernabeu mund të jetë një problem për Barcelonën, e cila është në mungesë të sulmuesve (Ousmane Dembele dhe Gerard Deulofeu e Rafinha gjithashtu nuk janë të gatshëm).

Alcacer mund të mungojnë edhe në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Celta Vigos që do të zhvillohet me 4 janar 2018. Por, nëse rikuperimi shkon mirë ai do të jetë i gatshëm për Levanten, e paraparë të luhet me 7 janar.

Në 11 paraqitje në të gjitha garat sulmuesi spanjoll ka shënuar pesë gola për klubin katalunas këtë sezon.

Të ngjashme