Aleatët më të mëdhenj të Amerikës, Kosova e 98-ta

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 09:15 | Nga

“NY Times” e rendit Kosovën në vendin e 98-të në listën e aleatëve të shtetit amerikan në botë.
Zgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës zgjoi shumë reagime në mbarë botën, por SHBA, asnjëherë nuk i humb aleatët e saj.

Pavarësisht polemikave të fundit, Australia është aleati më i madh i Amerikës sipas “New York Times”, përcjell albinfo.ch.

Sipas “New York Times”, Kosova konsiderohet vend më aleat nga republikanët sesa nga demokratët.

“NY Times” e rendit Kosovën në vendin e 98-të në listën e aleatëve të shtetit amerikan në botë, listë në të cilën Serbia gjendet e 113-ta.

Sipas këtij sondazhi, anëtarët e Partisë Republikane e kanë parë si aleat Kosovën më shumë se sa Demokratët edhe në vitin 2014.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme