Aleksandar Vuçiq rrethohet nga forcat e shumta të sigurisë në Durrës

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Milo Gjukanoviq, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, panë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar.

Në videot e publikuara shihet një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët, transmeton Top Channel

Vuçiq, Zaev dhe Gjukanoviq ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e tretë të Shengenit Ballkanik.

Për të parë videon klikoni KËTU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme