Alessandra Ambrosio i ka dhënë fund lidhjes dhjetëvjeçare

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 11:14 | Nga

Edhe pse ishin një hap larg nga martesa, Alessandra Ambrosio dhe Jamie Mazur janë ndarë, shkruan “US Weekly”.

Modelja braziliane dhe afaristi i njohur ishin dhjetë vjet së bashku, pas së cilës bukuroshja vendosi t’i jepte fund lidhjes.

“Ata u përpoqën që të martohen pas një lidhje të gjatë. Megjithatë, ajo për një kohë të gjatë nuk është shfaqur në krah të Jamiet në takime me ministra e kryeministria si dhe në ngjarjet publike”, tha një burim i afërt me çiftin e famshëm.

Alessandra dhe Jamie kanë së bashku dy fëmijë – vajzën Anya (9) dhe djalin Noah (5).

https://instagram.com/p/BgbU_efFUc9/?utm_source=ig_embed

Dyshja ende nuk janë shfaqur në media, as nuk kanë konfirmuar apo mohuar këtë lajm.

Edhe pse ata nuk e kanë njohur specifikat e ndërprerjes, Alesandra kujtojmë se në një intervistë me gazetën “Cosmopilitan” kishte pohuar se udhëtimit dhe angazhimet e shpeshta të afaristit po e bëjnë të mërzitshme lidhjen e tyre.

Ndryshe, Ambrosion ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë në pasarelat e botës së modës.

https://instagram.com/p/BgMUdAElN_N/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme