Algjeri, 257 të vdekur nga rrëzimi i avionit

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 13:50 | Nga

Një avion ushtarak transportues është rrëzuar pranë aeroportit Boufarik në rajonin Blida në veri të Algjerisë me dhjetëra ushtarakë dhe civilë në bord.

Avioni u rrëzua pranë bazës ushtarake Boufarik në provincën Bilda, mbi 30 kilometra larg nga Algjeri, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Algerian Presse.

Agjencia tha se avioni i llojit Iliouchine po udhëtonte për në Bechar në jugperëndim të Algjerisë.

Sipas mediave lokale, avioni po transportonte dhjetëra trupa dhe pajisje.

Ende nuk janë publikuar shifra rreth numrit të të vdekurve nga autoritetet algjeriane, por televizioni shtetëror i Algjerisë njoftoi se 257 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i avionit ushtarak.

Pamjet televizive treguan një mjegull të madhe dhe tym të zi që ngrihej nga rrënojat e avionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme