Prishtinë, shtetasi i Algjerisë rrah një maroken

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shtetas i Algjerisë ka sulmuar fizikisht një shtetas të Marokut në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 16:30.

“I dyshuari mashkull shtetas i Algjerisë dyshohet se, për shkak të një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Marokut, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme