Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar mbështetjen e tij për protestën e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, raporton Klankosova.tv.
Ai ka theksuar se protesta synon kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia, duke shtuar se pjesëmarrja është një akt përgjegjësie për nderimin e sakrificës dhe mbrojtjen e së vërtetës historike.
“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë.
Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë.