Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë sot pjesë në homazhet për babain e kryeministrit, Hilmi Haradinaj, i cili vdiq të shtunën pas mesnate nga një sëmundje e rëndë.
Ahmeti tha se Haradinaj do të mbetet në zemrat dhe kujtesën e çdo ushtari të UÇK-së, raporton lajmi.net.
“Ai do të mbetet në zemrat dhe kujtesën e cdo ushtari që u pajis me bukë e barot në kullën e axha Hilmiut, andaj lavdi në jetë të jetëve Hilmi Haradinaj”, u shpreh Ahmeti.
Haradinaj varroset sot në varrezat e Gllogjanit.